Lajme

Aprovohet udhëzimi për mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik

09/19/2023 11:50
nga:N K

Është aprovuar udhëzimi i cili parasheh mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik, raporton Gazeta Blic.

Kështu ka njoftuar minisrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku sipas këtij udhëzimi punëdhënësit detyrohen për mbrojtjen e sinjalizuesve nga aktet e dëmshme dhe të drejtat e sinjalizuesve për mbrojtje gjyqësore.

Ky udhëzues:
– jep udhëzime për krijimin dhe mbajtjen e një sistemi të brendshëm konfidencial dhe të sigurt të menaxhimit të sinjalizimit në institucione.
– ofron udhëzime për mbrojtjen e sinjalizuesve nga veprimet e dëmshme, duke përfshirë krijimin dhe mirëmbajtjen e një mekanizmi për t’iu përgjigjur ankesave për veprime të dëmshme.
– ofron udhëzime për gjykatat dhe gjyqësorin për shqyrtimin e rasteve që përfshijnë sinjalizues ose persona të lidhur me sinjalizues.

“Miratimi i këtij udhëzuesi plotëson edhe më tutje legjislacionin për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, duke pasur në epiqendër interesin publik dhe respektimin e ligjshmërisë, si dhe me qëllim të konsolidimit të vlerave demokratike dhe mbrojtjen e interesit publik”, njofton Haxhiu.