Lajme

Osmani në New York takon kryeministren e Danimarkës e kryedoplomatin e Italisë, flet për bashkëpunim në rritje

09/19/2023 09:52
nga:N K

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, po zhvillon takime edhe me liderë të vendeve të tjera që po ashtu janë atje për këtë sesion të OKB-së.

Ajo sot ka takuar kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, me të cilën tha se ka folur për marrëdhëniet mes dy vendeve.