Lajme

Vdes një person, ishte duke shuar një zjarr fushor në Viti

09/19/2023 09:25
nga:Sh R

Policia ka njoftuar se një person është pranuar në emergjencë pa shenja jetë, pasi të njëjtit i është keqësuar gjendja shëndetësore derisa ishte duke e fikur një zjarr fushor.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, shkruan teve1.info

“Viti 18.09.2023 – 18:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në qendrën emergjente në Viti për shkak se i njëjti derisa kishte qenë duke e fikur një zjarrë fushor i ishte keqësuar gjendja shëndetësore. Viktima ishte pranuar në emergjencë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kompetent. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.