Lajme

Trevjeçari tërhiqet zvarrë dhe dyshohet se u rrah nga edukatoret e një çerdheje në Fushë Kosovë (VIDEO)

09/19/2023 00:18
nga:Gazeta Blic

Një fëmijë i moshës trevjeçare, raportohet të jetë rrahur brutalisht, nga edukatoret e çerdhes shtetërore ”Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.

Rastin e ka denoncuar publikisht, Fatos Geci, familjar i trevjeçarit, i cili në pamjet e publikuara, tregon një moment ku nipi i tij tërhiqet zvarrë për duarsh nga njëra edukatore.

Geci madje thotë se më pas nipin e tij e dërgojnë në një dhomë tjetër, hapësirë e cila nuk posedon dot kamera, dhe sipas tij ”tre mësuese e rrahin pa mëshirë”.

Pas këtij rasti, raportohet se trevjeçari nuk ka gjendje të mirë shëndetësore.

”Nipi im ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre. Idioteve dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. Prostitutave të ndyra do t’i jepet fund”, ndan plot mllef shqetësimin e tij për nipin, Fatos Geci.

Videon mund ta shikoni KËTU.