Janë identifikuar të gjithë personat që kanë marrë pjesë në hapjen e tunelit që çoi në depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë, konfirmojnë jozyrtarisht për M Portalin nga Drejtoria e Policisë malazeze.
Tuneli, i cili me ditë të tëra ka shkaktuar spekulime të shumta se çfarë është dhe a është marrë fare prej tij, është hapur nga gjashtë persona, është konfirmuar më herët me një komunikatë të UP-së.
Dje është bërë e ditur se drejtori i Policisë së Malit të Zi Nikolla Terziq sot do të jetë në Beograd për të mbledhur informata shtesë për këtë rast.


