Lajme

Këshilltari i Glauk Konjufcës: Lagjet e Prishtinës të përmbysura nga mbeturinat

09/17/2023 20:50
nga:G C

Këshilltari i Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli, përmes një postimi në Facebook ka publikuar disa fotografi ku thotë se gjendja në lagjet e Prishtinës ka degraduar, pasi janë mbushur me mbeturina.

Ai përmes një postimi në Facebook e ka quajtur rregull absdurd të Komunës së Prishtinës për mos-mirëmbajtjen e parqeve dhe hapësirave publike gjatë vikendeve.

Është një rregull absurd i Komunës së Prishtinës që dy ditët e fundjavës, të shtunën dhe të dielën, kompanitë e pastrimit nuk i mirëmbajnë parqet dhe hapsirat publike.

Në këto dy ditë pushimi kur njerëzit kanë kohë të lirë për të shëtitur dhe i nxjerrin fëmijët nëpër parqet e lagjeve (në lagjet e vjetra që e kanë lluksin të kenë parqe), ata i gjejnë ato të përmbysura nga mbeturinat, që bashkë me qentë endacakë që i shpërndajnë ato në kërkim të ushqimit, i kanë shnëdrruar këto hapsira në zona të rrezikshme për fëmijët.

Mirëmbajtja e hapsirave publike në Prishtinë ka degraduar në përgjithësi, por komuna do duhej të paktën që të shtunën dhe të dielën të ofronte një minimum kujdesi për këto hapsira për ata mijëra prindër që e presin fundjavën që të kalojnë kohë me fëmijët në hapsirë e gjelbërim. Jo çdo familje ka mundësi t’i dërgojë fëmijët nëpër kënde lodrash të restoraneve.

Loja s’mund të jetë lluks për fëmijët. Prishtina duhet përjetuar në çdo cep e nga secili banor i saj!