Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Superkupës së Basketbollit mes KB Trepçës dhe KB Pejës.
Pjesa e parë e ballafaqimit është mbyllur me rezultatin 40-32 në favor të ekipit nga Mitrovica, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo finale filloi në orën 17:00, por kishte hedhje të gjësendeve në parket nga Torcida, me ç’rast edhe u ndalua loja për gjysmë ore.
Njesia Speciale largoi tifozerinë mitrovicase nga palestra, teksa brenda kanë mbetur veç tifozët e Pejës.
/GazetaBlic Sport


