Showtime

Konfirmohet konkurrenti i radhës! Ish-banori i “Big Brother VIP” zbret në fushën e kërcimit

09/17/2023 16:07
nga:G C

Armaldo Kllogjeri duket se po e shijon spektaklin. Pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP 2”, tenori do të konkurrojë në “Dancing With The Stars”.

Armaldo do të sfidojë veten në pistën e kërcimit, ku do të jetë me partneren e tij, Marjanën, e Teatrit të Operas dhe Baletit.