Sporti

Felix: Jam i lumtur te Barcelona, është e lehtë të luash këtu

09/17/2023 08:58
nga:E K

Portugezi, Joao Felix u shpall lojtari i ndeshjes në fitoren e djeshme të Barcelonës dhe tha se kalimi në Camp Nou i bëri mirë atij.

Joao Félix shkëlqeu, të shtunën mbrëma, në fitoren 5-0 të Barcelonës ndaj Betisit. Ashtu si Cancelo, sulmuesi portugez bëri debutimin e tij si titullar dhe shënoi, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer, për të cilën ishte krenar në fund të ndeshjes, transmeton GazetaBlic Sport.

“Shumë i lumtur që luaj sërish si titullar, ndjesitë janë shumë të mira. Është e lehtë të luash në këtë skuadër dhe ne duhet të vazhdojmë kështu. Të gjithë bënë shumë mirë dhe aty ku duhej. Kur ke një strukturë të mirë dhe e lëviz topin shpejt, shfaqen gola dhe hapësira. Unë jam duke punuar për të qenë në maksimumin tim dhe atmosfera në ekip është shumë e mirë. Është e lehtë të luash me ta, jam i lumtur, ky ndryshim ka qenë i mirë për mua dhe familjen time”, tha numri 14 i katalanasve.

/GazetaBlic Sport.