Deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, se Kosova me Marrëveshjen Bazë të arritur në Bruksel dhe Aneksin në Ohër, ka pranuar ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe sipas Marrëveshjes së vitit 2013 dhe ta marrë njohjen de facto nga Serbia, e ka komentuar edhe analisti politik, Gazmir Raci.
Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se plani Franko Gjerman dhe Aneksi i Ohrit, e parashohin zbatimin e gjitha marrëveshjeve të arritura në fazat e kaluara të dialogut.
“Plani Franko Gjerman dhe Aneksi i Ohrit e parashohin edhe zbatimin e gjitha marrëveshjeve të arritura në fazat e kaluara të dialogut dhe në këtë mes nuk po shoh kurfar ndryshimi qëndrimesh”, shtoi ai.
Tutje Raci thotë se obligimet ndërkombëtare janë të Kosovës dhe se Asociacioni duhet të themelohet vetëm sipas 2013.
“Obligimet ndërkombëtare janë të Kosovës dhe se Asociacioni duhet të themelohet vetëm sipas 2013 dhe nëse e lexoni me kujdes ai asocacionin vetëm si ky aktuali që e kemi duhet ta ketë strukturën dmth OJQ, asgjë më shumë e asgjë më pak”, tha Raci për Gazeta Blic.
Masat ndaj Kosovës varen nga rrjedha e dialogut


