Lajme

Abdixhiku: Këtë javë në Prishtinë kanë nisur zgjedhjet e LDK-së në 4 nëndegët e para

09/15/2023 21:41
nga:Sh R

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se këtë javë në Prishtinë kanë filluar zgjedhjet e LDK-së në 4 nëndegët e para.

Sipas tij, ky proces ka nisur mbarë dhe siç u shpreh ai, Prishtina po jep model të demokracisë.

“Gjatë gjithë verës kemi punuar në ristrukturimin gjeografik të Prishtinës. Një proces i bërë për herë të parë që nga viti 1990. Kemi organizuar nga një nëndegë për pothuajse secilën lagje në kryeqytet. I kemi krijuar plot 87 nëndegë. Kemi krijuar edhe Komisione për secilën nga to, e kemi regjistruar anëtarësi – rekord – për çdo nëndegë. Këtë javë në Prishtinë kanë nisur zgjedhjet në 4 nëndegët e para. Ky proces jo vetëm që ka nisur mbarë, por me pjesëmarrje masive të anëtarësisë e qytetarëve që besojnë në ‘Rrugën e Re’ e programin e djathtë të Lidhjes Demokratike, ai po shndërrohet në konfirmim të besimit qytetar ndaj punës tonë”.

“Kemi parë energji të jashtëzakonshme tek secili, kemi parë rini e gra si asnjëherë më parë. Kemi parë entuziazëm e mobilizim për platformën tonë. Po e mbyllim javën me përplot gëzim. Me synim të pjesëmarrjes së 5000 anëtarëve në gjithë Prishtinën, rrugëtimi ynë është ftesë për secilin që beson në vlerat tona e vizionin tonë. Dhe kjo ftesë, në këtë fillim, ka marrë përgjigje të shkëlqyeshme.Prishtina po zgjedh. Prishtina po jep model të demokracisë e mbështetjes masive”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë: