Lajme

Përfundon zgjerimi i rrugës “Ukshin Hoti” në Prishtinë

09/15/2023 20:06
nga:Sh R

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka përfunduar zgjerimi i rrugës “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Ai këtë e quajti lajm të mrië dhe u shpreh se janë duke u rregulluar edhe trotuaret dhe sipas tij, po shtohet gjelbërimi në këtë rrugë.

“Lajm shumë i mirë. Zgjerimi i rrugës “Ukshin Hoti” në katër korsi tashmë ka përfunduar. Me ritme të shpejta janë duke u regulluar edhe trotuaret e po ashtu po shtohet gjelbërimi në këtë rrugë. E liruam hapësirën publike dhe tani jemi duke e transformuar këtë zonë, ashtu siç kemi premtuar”, u shpreh tutje Rama.