Ka përfunduar ndeshja e gjysmëfinales së Superkupës së Kosovës në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.
Pjesa e parë u takoi mitrovicasve që shkuan në pushim me 9 pikë avantazh me rezultat 31-40, shkruan GazetaBlic Sport.
Edhe në çerekun e tretë Trepça ishte më e mirë duke krijuar epërsi prej 13 pikësh me rezultat 46-59.
Krejt në fund të takimit Sigal Prishtina ngushtoi avantazhin dhe rezultati final ishte 65-68.
/GazetaBlic Sport/


