Lajme

Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë

09/15/2023 17:43
nga:Sh R

Policia e Kosovës u ka bërë kërkesë qytetarëve për bashkëpunim për identifikimin e personit të dyshuar për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 11.09.2023, në Podujevë.

“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit të dyshuar”, thuhet në postimin e Policisë së Kosovëa.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet tutje në postim.

Postimi i plotë: