Lajme

Rikthehet sonte në sezonin e katërt ‘Blic Interview’, i ftuar aktori Jeton Zogjani

09/15/2023 17:22
nga:Y I

Emisioni “Blic Interview me Astrit Gashin”,  prodhim ky i “Gazeta Blic”, sonte fillon sezonin e katërt të intervistave, ku i ftuar është aktori i mirënjohur, Jeton Zogjani.

Në këtë intervistë, e cila transmetohet sonte në RTV Dukagjini nga ora 21: 30, diskutohet mbi karrierën disa vjeçare të aktorit kosovar dhe përfshirjen e tij në politikë.

Përfshirja dhe “dështimi” në politikë, vizita tek ish krerët e UÇK-së, vlerësimi i qeverisjes Kurti, opozita dhe mugesa e fuqisë punëtore pas liberalizimit të vizave, janë disa nga temat e diskutuara me aktorin Zogjani.

Për këto dhe shumë informacion të tjera i’u ftojmë të ndiqni intervistën e plotë, sonte në ora 21: 30 në RTV Dukagjini.

/Gazeta Blic/