Lajme

Mitrovicë: Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, ia vodhi identitetin kosovarit

09/15/2023 09:34
nga:Y I

Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në Mitrovicë pasi dyshohet se ka vjedhur identitetin e një personi dhe është pajisur me letërnjoftim dhe pasaportë të Kosovës.

Sipas policisë, në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.