Lajme

Osmani dhe USAID-i sot nënshkruajnë një marrëveshje në vlerë afro 35 milionë euro

09/15/2023 07:44
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler, do të nënshkruajnë një marrëveshje granti në vlerë prej 34.72 milionë euro.

Sipas presidencës, marrëveshja në vlerë mbi 34 milionë euro do të nënshkruhet në bazë të amendamentit numër 5 të marrëveshjes së grantit, transmeton Klankosova.tv.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje milionëshe do të bëhet në presidencë duke filluar nga ora 11:00.