Lajme

Paralajmërimi i Vuçiqit për vizitë në Kosovë/ Deputeti i VV-së: S’mund të hyjë pa leje

09/14/2023 19:03
nga:G B

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sot deklaroi se do ta vizitojë Kosovën dhe se nuk e pyet Kurtin për këtë.

Lidhur me këtë, për Gazeta Blic është deklaruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha.

Ai thotë se Kosova është shtet dhe Vuçiq e ka të qartë dhe se ai s’mund të hyjë në Kosovë pa leje të institucioneve të saj.

“Kosova është shtet dhe ai e ka të qartë. Pa lejen e institucioneve të Kosovës nuk mund të hyjë. Deklaratë shoviniste dhe destabilizuese”, thotë Batusha./Gazeta Blic/

Vuçiq tha se do ta vizitojë Kosovën, Kurti tregon a do t’i japë leje