Lajme

Çitaku – Kurtit: Në Ohër pranuat marrëveshjen që në krye ka mosnjohjen reciproke, e në qendër Asociacionin

09/14/2023 17:34
nga:Sh R

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti në Ohër e ka pranuar një marrëveshje e cila sipas saj, në krye e ka mosnjohjen reciproke, e në qendër jo vetëm Asociacionin, por edhe potencialisht autonominë politike.

Kurse sa i përket njohje de facto, Çitaku tha se ai realitet ekziston shumë kohë para Kurtit.

“Ju në Ohër e keni pranuar një marrëveshje e cila në krye e ka mosnjohjen reciproke, e në qendër jo vetëm asociacionin, por edhe potencialisht autonominë politike. E sa për njohje de facto, ai realitet ekziston shumë kohë para jush. Sidoqoftë, një situatë si kjo sot, ku barrën e dështimit të procesit, sipas ndërmjetësve, e merr Kosova, do ta paguajmë rëndë. Arroganca e frazeologjia boshe e populliste nuk pinë ujë as në Bruksel e as në Ëashington. E Serbia është po ajo që ka qenë gjithmonë. Si në Rambuje, njejtë edhe në Vienë më vonë, e tash në Bruksel”, tha ajo.

“Po fati i Serbisë nuk është brenga jonë. A duan të hyjnë ata në BE a jo, është zgjedhje e tyre. Ne duhet të brengosemi për të ardhmen evropiane të vendit tone”, shtoi Çitaku.

Postimi i plotë: