Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, raporton Gazeta Blic.
Ai në deklarimin para mediave pas takimit me Vuçiqin në Bruksel, tha se zgjedhjet duhet të mbahen sipas Udhëzimit Administrativ dhe se nuk mund të detyrohen kryetarët që të japin dorëheqje.
“Ata kryetarë janë të vetmit që kanë legjitimit edhe pse numri i votuesve ka qenë i vogël, por nuk mund ta detyrojmë askënd të japë dorëheqje për hir të askujt. Zgjedhjet jam i gatshëm t’i mbaj por duhet të mbahen vetëm sipas Udhëzimit Administrativ”, tha Kurti./Gazeta Blic/


