Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, ka reaguar ndaj Josep Borrell, për pritjen që ai i ka bërë Vuçiqit në hyrje të ndërtesës, por jo edhe kryeministrit Kurti, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky është edhe një trajtim asimetrik krejt i panevojshëm nga ndërmjetësi.
Postimi i tij i plotë:
Borrell e paska pritur Vuçiqin në hyrje të ndërtesës, por jo edhe kryeministrin e Kosovës, Kurti. Edhe një trajtim asimetrik krejt i panevojshëm nga ndërmjetësi.


