Lajme

Berisha për marrëveshjet e qeverisë: Të gjitha janë antikushtetuese dhe në dëm të interesave të shtetit

09/14/2023 14:40
nga:N K

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha thotë se, marrëveshjet të cilat qeveria aktuale i ka bërë janë të gjitha antikushtetuese dhe në dëm të interesave të shtetit në theks plani frankogjerman i Brukeslit dhe aneksiori, raporton Gazeta Blic.

Berisha tha për GazetaBlic theksoi se, kërkesat e partnerëve ndërkombëtar, përputhen pak a shumë me pozicionimet e qeverisë.

“Nëse i referoheni pozicionimeve që ka bërë qeveria jonë për tri kushtet për deeskalim dhe pozicionimit të serbëve që kërkohej largimi i policisë, pastaj bërja e asocioacionit dhe mbajtja e zgjedhjeve të jashtzakonshme, unë mendoj se kërkesat e partnerëve ndërkombëtar, ndërmjetësve ndërkombëtar përputhen pak a shumë me këto pozicionime“, tha ai.

Berisha tha se, qeveria Kurti janë të detyruar ti përmbushin të gjitha obligimet që kanë marrë dhe marrëveshjet që këta kanë bërë që nga ardhja deri më sot.

“Kjo qeveri pas takimit të Bratislavit 11 korrikut është një pozicionim i disfavroshëm sepse e kanë lexuar se janë të detyruar ti përmbushin të gjitha obligimet që kanë marrë dhe marrëveshjet që këta kanë bërë që nga ardhja deri më sot”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se, Marrëveshjet që i ka bërë qeveria Kurti janë të gjitha antikushtetuese dhe në dëm të interesave të shtetit.

“Marrëveshjet që i ka bërë qeveria Kurti janë të gjitha antikushtetuese dhe në dëm të interesave të shtetit në theks plani frankogjerman i Brukeslit dhe aneksiori. Pra të cilët e legjitimojnë”, përfundoi Berisha për Gazeta Blic.

 

Rrustemi për takimin në Bruksel: Ka përfunduar koha kur Kosova përfaqësohej nga personat e korruptuar

Pacolli për takimin Kurti-Vuçiq: Ta kuptojnë se vetëm me dialog zgjidhet problemi, opsioni i luftës nuk qëndron më

E thotë Haradinaj: Opozita e pavendosur për mocionin, do të ndryshojnë mendjen në të ardhmen