Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se raporti i saj me Albin Kurtin dhe deputetët e VV’së nuk ka ndryshuar, sepse sipas saj audio-incizimet e publikuara me Slavko Simic kanë pasur më shumë “propagandë sesa përmbajtje”.
“Jo në fakt kjo e ka tregu e para vetbesimin e tyre, unë personalisht jam ndje e mbështetur dhe jam ndje që vendimi im para 6 viteve me VV-në e ka pas një kuptim që rrugëtimi im është tregu në besim të ndërsjellë. Nuk ka pas asnjë dyshim, që unë e kam vërejt te dikush të GP. Asnjë ska thënë që mundet me pas raport tjetër, ka pas raport tepër të unifikuar. E ka kriju unitetin brenda grupit se ajo që ka ndodh është pa që dëshiron të na ndajë sesa që t’i tregohet diçka opinionit”, tha Kusari Lila në Pressing.
Ajo tha se takimet kanë vazhduar në koordinim të plotë me kryeministrin dhe Grupin Paralamentar.
“Nuk ka ndryshu, siç e keni pa edhe në korrik dhe takimet pasuese ka vazhdu me koordinim të plotë dhe natyrisht me diskutim edhe me Grupin Parlamentar”, u shpreh ajo.
Deputetja tha se incizimet nuk janë të plota dhe se ka marrë kërcënime “si rrjedhojë e manipulimit me interpretimin”.


