Fernando Santos nuk është më trajner i Polonisë.
Në një artikull të publikuar në faqen e Federatës së Futbollit së Polonisë, njoftohet për largimin e tij, transmeton GazetaBlic Sport.
“Edhe pse po e mbyllim bashkëpunimin, jam mirënjohës që kam drejtuar skuadrën polake dhe i uroj gjithë të mirat Polonisë dhe popullit të saj, të cilët më pritën aq mirë kur jetoja këtu”, tha trajneri Santos.
Federata polake thekson se prioritet tani është gjetja e një trajneri të ri, kurse duhet të thuhet se shkarkimi i Santos ndodhi për shkak të humbjes së fundit nga Shqipëria.
/GazetaBlic Sport/


