Lajme

Bedri Krasniqi shpallet i pafajshëm, Alban Dezdari dënohet me 8 vjet burgim

09/13/2023 13:59
nga:Y I

Bedri Krasniqi është shpallur i pafajshëm dhe është liruar nga burgu në mungesë të provave.

Vendimi është marrë të mërkurën nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

I njëjti akuzohej për vrasjen e një polici të Kosovës dhe të një polici të misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK).

Ndërsa, Alban Dezdari është dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale të “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”.