Analisti Ylli Hoxha në Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se nëse do shkonte vendi në zgjedhje, rezultati do të ishte në favor të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Edhe po të kishim zgjedhje në këtë moment, prapë rezultati do të jetë më i favorshëm për LVV-në dhe jo aq i favorshëm për opozitën. Pra, nuk ekziston një de-ligjitimim i kësaj qeverisje deri më sot”.
Ai ka thënë se opozita duhet të ketë qasje “pak ma strategjike dhe pak ma afatgjate”.
“Duhet ta shoh këtë situate pak në një perspektivë më të gjatë se sa që janë duke e bërë dhe veprimet duhet ti ndërtoj kundruall kësaj strategjie”, ka thënë ai.
Më tej analisti Hoxha ka thënë se kjo qeveri duhet “me do e mos” krye tetë vjetëve qeverisje.
“Nëse mundet më herët edhe më mirë, por përgatitjet duhet të jenë këtu. Kjo nënkupton që opozita duhet të merret seriozisht me krijimin e kapaciteteve të reja njerëzore dhe jo me riciklimin e kapaciteteve të vjetra të cilat kanë shkaktuar humbjen”.
Sipas Hoxhës, njerëzit që kanë humbur zgjedhjet tash e kanë një tendenc hakmarrje duke thënë se “a pe sheh se me ke akuzua kot, e prandaj edhe unë duhna mu kthy”.
Lidhur me këto konstatime, analisti Dardan Gashi ka reaguar duke i thënë se logjika me të cilën po e ndërton narracionin i bie që pas humbjes duhet ta mbyllesh partinë.
“Tjetër sen është me shit demagogji e tjetër sen është me fol najsen të logjikshme”.
“Sipas logjikës tënde, këto parti që i kanë humb zgjedhjet duhet me m’shel ‘dugajen’ e me shku në shpi”, i ka replikuar Gashi analistit Hoxha


