Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se kryeministri Kurti “do të kishte dëshirë të rrëzohej nga opozita”.
“Albin Kurti do të kishte shumë dëshirë sikur opozikta do të mund ta rrëzonte. Dihet se opozita nuk i ka numrat që të përdor mjetin juridik siç është mocioni kushtetues dhe prandaj duhet gjetur forma prapë ligjore dhe kushtetuese që kjo Qeveri duhet të ndalet”, ka thӕnë Berisha.
Berisha ka thënë se si parti politike kanë zgjedhur moratorium parlamentar si mjet kushtetues për të rrëzuar Qeverinë Kurti.
“Kjo është zgjidhja që duhet t’I bashkangjiten edhe partitë tjera të opozitës dhe presidenta duhet të provojë të gjej një kompromis konsesual politik për të shkuar drejt një qeverie tranzistore, ku mandate i së cilës nuk do të kufizohej në kohë por në përmbushjen e detyrimeve programore”, ka thënë Berisha.


