Lajme

Përparim Rama akuzon Muratin: Nuk po e nënshkruan Unazën e Kryeqytetit për shkak të shumës së projektit

09/12/2023 18:43
nga:G B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se e kanë kryer dizejnimin e unazës së kryeqytetit.

Rama tha se ky projekt 350 milionë eurosh i duhet Prishtinës dhe se tash e katër muaj po e presin një nënshkrim nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

“E kemi përfundu dizajnin e unazës së kryeqytetit. Jemi në pritje të një nënshkrimi qe katër muaj prej ministrit të Financave për me leju me vazhdu në pjesën tjetër. Është një projekt madhor i kryeqytetit i cili është mëse i nevojshëm. Na vyen një firmë e ministrit të Financave, për fat të keq. Nuk po e jep për momentin”, tha Rama në Frontal.

I pyetur se pse Murati nuk po nënshkruan, ai tha se “ministrit i duket shuma e madhe” paratë që parashihen të investohen.