Showtime

“Partneren e dua mbi 25”, Stresi e sqaroi njëherë e mirë situatën me vajzën 18-vjeçare!

09/12/2023 18:39
nga:G B

Prej ditësh emri i Stresit po lakohet dhe këtë herë jo për një projekt të ri, por për jetën e tij private. Një foto në “Instagram” u bë “molla e sherrit” në rrjet.

Stresi krah një vajze, fytyra e së cilës ishte e mbuluar. Kaq u desh që rrjeti të shpërthente se Stresi sapo na prezantoi të dashurën.

Por në fakt nuk është kështu. Edhe pse emri i vajzës (18-vjeçare) u bë i ditur, Stresi ka shpjeguar gjithçka. Në një intervistë në “Ftesë në 5” ai ka thënë se vajza do të jetë pjesë e një klipi të tij.

“Është pjesë e klipit. Është gabimi im. Kur bëmë foton, dhe kur e postova s’e mendova që bëhej aq e madhe. E mbuluam imazhin e saj, por ndoshta dikush për t’i bërë keq, ndoshta ndonjë shoqe e saj e ka bërë publik imazhin e saj. Unë nuk e njoh mirë vajzën. Mua s’më pyetën “kush është kjo vajza?”.

Edhe shkrimi ishte pak provokativ. Unë jam “single” aktualisht. Preferencat e mia janë 25 vjeç e sipër, jo 18”, ka thënë Stresi.