Një stuhi e fuqishme ka lënë mijëra të vdekur në Libi.
Zëdhënësi i Gjysmëhënës së Kuqe të Libisë, Taqfiq Shukri, thotë se janë konfirmuar 2084 persona të vdekur dhe 9000 të tjerë të zhdukur, raporton Al Jazeera.
Shukri tha se si pasojë e kësaj katastrofe natyrore, 20000 persona janë zhvendosur.
Administrata lindore e Libisë, me qendër në Bengazi, në vlerësimet fillestare thotë se 3000 persona kanë vdekur.


