Lajme

Bastisja e EULEX-it në banesën e familjes Fazliu, kryefamiljari dhe dy tjerë brenda nga ora 07:00

09/12/2023 12:01
nga:Y I

Që nga orët e para të mëngjesit po vazhdon ende bastisja në banesën e heronjve të kombit Bahri e Fahri Fazliu në lagjën “Kodra e Diellit” në Prishtinë.

Lidhur me këtë çështje është deklaruar nipi i tyre, Fahri Fazliu i ri.

Lidhur me këtë bastisje, Fazliu ka thënë se bastisja ka filluar në orët e para të mëngjesit dhe se brenda në shtëpi janë tre persona.

“Para rreth një ore e kam kontaktuar avokatin Artan Qerkini dhe më ka njoftuar se është duke u bastisur banesa e heronjve Bahri e Fahri Fazliu ku jeton vëllau i tyre, Fadil Fazliu. Arsyeja ende nuk dihet pse dhe po presim kur të dalin. Bastisja ka filluar sipas avoktatit në 07:00 të mëngjesit. Unë nuk jam lejuar, e as gazetarët.”, tha Fazliu.

Ai ka njoftuar se personi i vetëm që është lejuar të dalë nga shtëpia ka qenë Majlinda, motra e tij e cila është në punë ndërsa, Fadili (vëllau i heronjve), Bahriu dhe Gëzimi janë brenda.

“Brenda gjendet Fadili, Bahria, Gëzimi, Majlinda ka qenë, është lejuar me dalë sepse është në punë dhe të tjerët janë të mbyllur në banesë. Telefonat i kanë të gjithë të mbyllur. Po presim.”, tha Fazliu./Paparaci/