Lajme

Prizren, arrestohet një i dyshuar për kontrabandim të imigrantëve

09/12/2023 09:59
nga:Y I

Në orët e para të së hënës, është arrestuar një person në fshatin Vërmicë të Prizrenit, pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal të Organizuar / Kontrabandim me Migrantë”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, imigrantët i janë nënshtruar procedurave për vendosje në qendrën e azilit.

“Ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.