Kryeministri, Albin Kurti, do të pres në takim ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz.
Takimi do të fillojë nga ora 12:00, ndërsa mediat mund të marrin vetëm pamje në oborrin e kryeministrisë, shkruan lajmi.net.
Në njoftimin e zyrës për media të kryeministrisë, thuhet se pamjet nga takimi do të përcillen te mediat nga zyra e kryeministrit.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Turizmit të Izraelit, z.Haim Katz.
Sqarim: Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë.
Video materialet (pamjet) nga fillimi i takimit do të sigurohen dhe përcillen tek ju nga Zyra për Komunikim Publik e Zyrës së Kryeministrit.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 12:00


