Bashkimi Evropian ka kërkuar që në katër komunat veriore të mbahen zgjedhjet.
Por, sipas ministrit për komunitete dhe kthim, tani nuk janë rrethanat në veri për mbajtjen e zgjedhjeve.
Ai ka thënë se Serbia po pengon procesin e zgjedhjeve në këto komuna.
Lidhur me këtë, analisti politik Gazmir Raci, thotë për Gazeta Blic se zgjedhjet po zhvillohen sipas dakordimit të Bratisllavës, por nëse serbët s’duan zgjedhje, ato nuk na duhen.
“Procesi i atyre zgjedhjeve po zhvillohet sipas dakordimit të Bratisllavës dhe ashtu duhet të bëhet deri në fund, duke respektuar bazën ligjore të Republikës së Kosovës. Nëse serbët lokalë atje nuk dëshirojnë zgjedhje, atëherë ato nuk na duhen”, thotë ai.
Raci vlerëson se nëse Serbia do që të jetë pjesë e BE-së, sjelljet e saja duhet të jenë evropiane dhe duhet të ndalojë së penguari serbët që të marrin pjesë në zgjedhje.
“Serbia nëse dëshiron të jetë pjesë e familjes evropiane, duhet edhe sjelljet e saja t’i ketë si evropiane dhe duhet njëherë e përgjithmonë të ndalojë ndërhyrjet arbitrare në përditshmërinë e serbëve të Kosovës dhe mos t’i pengojë ata që të bëhen pjesë e shoqërisë së Kosovës si vend demokratik”, deklaron analisti Gazmir Raci./Gazeta Blic/
Vrasjet në Kosovë/ Ekspertët e sigurisë tregojnë motivet – si duhet të veprohet


