Lajme

Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja në Podujevë

09/11/2023 15:07
nga:G B

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur pas gjuajtjeve me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti”, në  Podujevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ekipi i Klan Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar pamje prej aty, të cilat i keni më poshtë.

Në pamje shihte një veturë e tipit Golf, e cila është e viktimës. Në vendin e ngjarjes akoma janë njësite e policisë.