Lajme

Osmani thotë se bashkëpunimi me Maqedoninë Veriore është në rritje

09/11/2023 12:54
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se në takim me homologun maqedonas, Stevo Pendarovski, kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Takimi është zhvilluar në kuadër të Procesi të Bërdo – Brijuni i cili po mbahet në Shkup.

Osamani ka mbajtur edhe një fjalim në takimin e përbashkët të liderëve rajonal.

Ajo ka shkruar në Facebook se “Kosova ka rol aktiv në formësimin e së ardhmes së rajonit dhe kontribut përmbajtjesor për rrugën e përbashkët euro-atlantike”.