Lajme

Osmani pritet në Shkup nga Pendarovski

09/10/2023 21:12
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është mirëpritur nga presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarvski, në prag të  takimit Brdo-Brijuni.

“E falënderoj presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski që na priti sonte në Shkup para takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brijuni”, ka shkruar në Twitter presidentja e Kosovës.

Më tej ajo la treguar se çfarë do të diskutojë me Pendarovsikin që sipas saj është rruga euro-atlantike.

“Mezi pres të diskutojmë hapat e përbashkët për të kapërcyer sfidat e përbashkëta, përpjekjet për prosperitet në rajon dhe të ecim përpara në rrugën e tij euro-atlantike”, ka thënë Osmani.