Sporti

Zbulohet lista e sulmuesve që Chelsea pritet t’i kërkojë në janar

09/10/2023 20:36
nga:E K

Merkato e verës vetëm sa është mbyllur, por Chelsea tashmë janë duke kërkuar për tre sulmues të rinj para merkatos së janarit

Sipas GiveMeSport, janë tre emra sulmuesish në listën e ngushtë të Pochettinos.

Sulmuesi i Brentford Ivan Toney, ai i Aston Villas – Ollie Watkins dhe Benjamin Sesko janë këta tre emra.

Dy anglezët janë emra të njohur për tifozët e Premier Ligë, por Sesko – slloven që u transferua në Leipzig nga Salzburg në këtë verë pasi shënoi 29 ola në 79 ndeshje për skuadrën austriake – është një tjetër talent i ri që mund të kalojë në radhët e Bluve.

Është e qartë pse këta sulmues në veçanti nuk kanë nënshkruar për Chelsean gjatë verës; Toney është i suspenduar dhe nuk mund të luajë deri në janar për shkak të akuzave për baste, derisa Sesko vetëm sa i është bashkuar Leipzigut.

Në anën tjetër, skuadra nga Londra Perëndimore duhet të mendojë edhe për ferplayin financiar. Ata kanë pasur një verë të ngjeshur këtë vit ku kanë sjell 12 futbollistë të rinj dhe kanë shpenzuar më shumë së 512 milionë euro.