Lajme

Peleshi: Iu bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të prekur nga përmbytjet në Greqi që t’i drejtohen Ambasadës të Shqipërisë

09/10/2023 19:46
nga:G B

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka shprehur solidaritetin me me qytetarët grekë, që u goditën rëndë nga përmbytjet në disa rajone të Greqisë, po ashtu ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që  gjenden në Greqi dhe janë në zonat e prekura nga përmbytjet që ta kontaktojnë ambasadën e Shqipërisë.

“Ambasada e RSH-së në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë, në numrin e aktivizuar të telefonit  ???, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë”,  ka thënë Peleshi.

“Gjithashtu, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës të Shqipërisë përmes numrit të emergjencës  ????-??????????, në dispozicion të qytetarëve ??/? dhe në adresën: [email protected]”, ka shtuar ai.

Më tutje ai u ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore që e godit shtetin grek

“Solidaritet të plotë me qytetarët grekë, që u goditën rëndë nga përmbytjet në disa rajone të vendit. Ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore!”, ka përfunduar ai.