Lajme

Digjet një veturë me targa serbe në veri të Mitrovicës

09/10/2023 12:48
nga:Genita C

Sot pas orës 02:30 të mëngjesit në Lagjen e Boshnjakëve është djegur një veturë në veri të Mitrovicës.

Lajmie ka konfirmuar drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se vetura që është djegur ka qenë me targa të Beogradit (BG).

Elshani theksoi se ende nuk dihen motivet dhe se nuk ka persona të arrestuar deri më tani.

Hetimet janë duke u zhvilluar, teksa dyshohet për “zjarrvënie”.