Lajme

KRUP: Në Podujevë nga sot do të ketë reduktime të ujit të pijshëm

09/10/2023 12:00
nga:Genita C

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të ketë ndryshim të orarit të reduktimeve të ujit të pijshëm nga sot në qytetin e Podujevës.

Ky ndryshim vjen për shkak të fillimit të procesit mësimor në shkolla dhe që të mos ketë pengesa në furnizim.

Orari i reduktimeve do të fillojë nga ora 21:00-08:00.