Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Zvicrës.
Pjesa e parë u takoi mysafirëve të cilët shkuan në pushim me avantazh minimal prej një goli, shkruan GazetaBlic Sport.
Freuler ishte ai që shënoi golin e vetëm në 45 minutat e parë.
Freuler realizoi në minutën e 14’të të takimit.
Në anën tjetër, Kosova rrezikoi disa herë portën e Yann Sommer. Rastin më të mirë e pati Rashica i cili në minutën e 8’të të takimit goditi fuqishëm nga distanca.
/GazetaBlic Sport/


