Showtime

Greta Koçi pritet të bëhet nënë për herë të parë

09/09/2023 20:38
nga:Y I

Këngëtarja e njohur Greta Koçi pritet të bëhet nënë për herë të parë.

Ky lajm i bukur u bë i ditur nga vetë ajo, teksa ndau një video nga “babyshoëer”, aty ku do zbulohet edhe gjinia e bebushit.

Këngëtarja Greta Koçi në një intervistë televizive pak muaj më parë rrëfeu për herë të parë detaje detaje nga jeta e saj personale, ku ka treguar se është e martuar me partnerin e saj prej 4 vitesh.

Ajo u shpreh se partneri i saj shqiptar punon si inxhinier dhe të dy jetojnë në Amsterdam, por nuk dha shumë detaje rreth tij pasi dëshiron ta mbajë sa më diskrete jetën personale.

‘Nuk kam bërë dasmë, besoj se duhet të jetë një moment magjik për të gjitha vajzat dhe pse jo në një të ardhme të afërt do të doja të bëja diçka simbolike. Kam dashur që ta mbaj gjithmonë private këtë pjesën e familjes, bashkëshortit, duke qenë se ai është një person që nuk i përket botës së shoëbiz, kam dashur të jem më diskrete. Por e kam pranuar që jam martuar dhe tani jam shumë e lumtur, e qetë.’- tha ajo.