Lajme

A po punojnë rreth mocionit të mosbesimit- Deklarohen për “Gazeta Blic” nga AAK-ja!

09/09/2023 18:37
nga:Y I

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po vazhdon punën rreth mocionit të mos-besimit të iniciuar disa muaj më parë .

Kështu ka deklaruar deputeti i këtij subjekti politik Pal Lekaj.

Lekaj tha për “Gazeta Blic” se mocioni është temë dhe opsion i hapur tërë kohën për ata të cilët nuk janë të kënaqur me performancën e qeverisë Kurti.

Ai tha se oferta është e hapur për të gjithë bllokun opozitar, shoqërinë civile dhe qytetarët që duan t’iu bashkohen në rrëzimin e Qeverisë.

“Mocioni i AAK-së është temë dhe opsion i hapur tërë kohën, për ata të cilët nuk janë të kënaqur me punën dhe performancën e qeverisjes Kurti. Oferta jonë është e pastër për të gjithë bllokin opozitar, shoqërinë civile dhe qytetarët që le të bashkohen dhe të na përkrahin të gjithë idenë për rrëzimin e Qeverisë Kurti” tha Lekaj për “Gazeta Blic”

Deputeti Lekaj tha se AAK-ja nuk ka numër të mjaftueshëm deputetësh për të bërë të mundur rrëzimin e Qeverisë dhe se presin në ditët në vijim të kenë përkrahje edhe nga subjektet e tjera.

“Ne si AAK kemi numër të pa mjaftushëm të deputetëve për të marrë vendime të mëdha siç është rrëzimi i një pushteti. Prandaj, domosdo na duhet ndihma e partive tjera në këtë temë. Ne mbesim me shpresën që në ditët dhe muajt në vijm të kemi këtë përkrahje sepse ky pushtet në vazhdimësi është duke i bërë dëme qytetarëve dhe institucioneve të shtetit të Kosovës” përfundoi Lekaj për “Gazeta Blic”

Pas tensioneve të muajve të fundit në veri të vendit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës inicioni mocion mos-besimi ndaj Qeverisë Kurti.

Kryetari i AAK-së, Haradinaj, pati deklaruar se zgjidhja e vetme është nisja e mocionit për Qeverinë ngase kryeministri Kurti ka shkuar në ekstrem.

Ky mocion nuk gjeti përkrahje nga dy subjektet e tjera opozitare PDK dhe LDK, për ç’ka u kritikuan disa herë nga Haradinaj.

“Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për Kryeministrin Kurti. Mocioni bazohet në dy zhvillimet e fundit, i pari është rrezikimi i sovranitet dhe i sigurisë në veri dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me ShBA dhe BE. Do të fillojmë diskutimet me spektrin politik me shoqërinë në përgjithësi. Besoj që mocioni është zgjidhje për këtë situata të krijuar. Kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunoj me ShBA, ka bërë një plan të vetin, nuk ka bashkëpunuar me Amerikën po ka nxit një konflikt në veri që i konvenon Serbisë dhe Rusisë”

“Ajo që e bënë këtë situatë shumë të keqe është pafytyrësia e Kurtit që në emër të Kosovës t’i drejtohet përmes mediave sekretarit amerikan. Kurti ka shkuar në ekstrem me garantin tonë të sigurisë. Jemi falënderues Policisë së Kosovës. Kemi filluar komunikimin e ndërsjellët me grupet parlamentare. Nuk besoj që është çështje pozitë opozitë” deklaroi Haradinaj muaj më parë raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

 

AAK-ja inicion mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti

 

 

 

Mocioni i AAK-së është temë dhe opsion i hapur tërë kohën, për ata të cilët nuk janë të kënaqur me punën dhe performancën e qeverisjes Kurti. Oferta jonë është e pastër për të gjithë bllokin opozitar, shoqërinë civile dhe qytetarët që le të bashkohen dhe të na përkrahin të gjithë idenë për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Ne si AAK kemi numër të pa mjaftushem të Deputetëve për të marrë vendime të mëdha siç është rrëzimi i një pushteti. Prandaj, domosdo na duhet ndihma e partive tjera në këtë temë Ne mbesim me shpresën që në ditët dhe muajt në vijm të kemi këtë përkrahje sepse ky pushtet në vazhdimësi është duke i bërë dëme qytetarëve dhe institucioneve të shtetit të Kosovës!