Lajme

Tërmeti në Marok, MPJ: Nuk ka të dhëna për shqiptarë mes viktimave

09/09/2023 15:41
nga:Y I

Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme thotë se nga të dhënat e para pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Marokun nuk ka informacione për shqiptarë mes viktimave apo të lënduarve.

Tv Klan pyeti pranë Ministrisë së Jashtme e cila konfirmoi se mbetet në kontakt me autoritetet vendase për çdo shqiptar që do të kërkojë ndihmë.

/Tv Klan/