Lajme

Deputeti i Vetëvendosjes: Memli Krasniqi nuk është serioz

09/09/2023 12:15
nga:Sh R

Pas deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ku tha se Kurti po heziton për zgjedhje të jashtëzakonshme pasi që e di që nuk mund të marrë përqindjen që ka pasur, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Enver Haliti. Ai tha se Memli Krasniqi nuk është serioz në deklarimet e tij.

Deputeti Enver Haliti, në një prononcim për Gazeta Blic, tha se Memli Krasniqi, nuk është serioz në deklarimet e tij, dhe se qeveria nuk duhet të lutet që të jap dorëheqje sepse janë procedurat se si shkohet në zgjedhje.

Tutje Haliti thotë që të shkojmë në zgjedhje kërkohet votëbesimi i qeverisë dhe nëse i kanë votat mund të shkojmë në zgjedhje, por ky i fundit thotë se dyshoj që nuk i kanë dhe flasin kot së koti.

“Nuk është serioz në deklarimet e tij. Qeveria nuk lutet që të japë dorëheqje, janë procedurat se si shkohet në zgjedhje, kërkohet votëbesimi i qeverisë dhe nëse i kanë votat edhe mund të shkojmë në zgjedhje, por dyshoj që nuk i kanë dhe flasin kot së koti”, tha Haliti për Gazeta Blic.

 

Krasniqi: Kurti e di që s’mund t’u afrohet shifrave që i ka marrë në të kaluarën, prandaj s’po do zgjedhje