Sporti

Shaqiri i emocionuar para ndeshjes: Ishte gjithmonë ëndërr që të luaj një herë në Kosovë aty ku kam lindur

09/09/2023 08:52
nga:Mergim Rreci

Kosova dhe Zvicra do të përballen sonte në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me ‘Dardanët’ që kërkojnë befasinë ndaj kombëtares helvete, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 20:45, me atmosferën që pritet të jetë fantastike në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u treguan shumë të emocionuar për ardhjen e tyre në Kosovë, me dy futbollistët shqiptarë që kanë shkëlqyer tek sukseset e arritura nga Zvicra në vitet e fundit.

“Ishte gjithmonë ëndërr që të luaj një herë në Kosovë aty ku kam lindur. Do ta shijoj çdo sekondë”, ka shkruar Shaqiri në një postim në ‘Instagram’.