Lajme

Krimet ekonomike intervistojnë nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj

09/08/2023 22:05
nga:Y I

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj është duke u intervistuar nga krimet ekonomike.

Insajderi ka mësuar se ai ndodhet atje pas arrestimeve të fundit në Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë.

Sot Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë arrestuar dy zyrtarë të lartë të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë nën dyshimet për punësime të kundërligjshme.