Lajme

Abdixhiku: Lajmi për organizimin e Lojërave Mesdhetare, ngjarje historike për Kosovën!

09/08/2023 20:15
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mirëpritur lajmin historik për organizimin e Lojërave Mesdhetare.

Abdixhiku tha se Lojërat Mesdhetare janë mundësi ideale për të zhvilluar infrastrukturën sportive, raporton Gazeta Blic.

“Jemi të lumtur dhe përgëzoj Komunën e Prishtinës, Komitetin Olimpik të Kosovës dhe akterët tjerë relevant që punuan me përkushimin më të madh në arritjen e këtij momenti historik. Lojrat Mesdhetare janë mundësi ideale për ta zhvilluar infrastrukturën sportive, japin një impuls të madh zhvillimit ekonomik të vendit dhe mbi të gjitha pasqyrojnë imazhin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Andaj le të punojmë fort që ky organizim të bëhet në mënyrën më profesionale dhe dinjitoze për shtetin tonë.Të gjithë sportistëve pjesëmarrës” shkruan Abdixhiku raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mirëpritur lajmin historik për organizimin e Lojrave Mesdhetare.

“Lajmi për organizimin e Lojrave Mesdhetare Prishtina 2030 është një ngjarje historike për sportin, kryeqytetin e shtetin tonë duke e futur në hartën globale të mbajtjes dhe organizimit të ngjarjeve të tilla me karakter ndërkombëtar.

Jemi të lumtur dhe përgëzoj Komunën e Prishtinës, Komitetin Olimpik të Kosovës dhe akterët tjerë relevant që punuan me përkushimin më të madh në arritjen e këtij momenti historik.

Lojrat Mesdhetare janë mundësi ideale për ta zhvilluar infrastrukturën sportive, japin një impuls të madh zhvillimit ekonomik të vendit dhe mbi të gjitha pasqyrojnë imazhin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Andaj le të punojmë fort që ky organizim të bëhet në mënyrën më profesionale dhe dinjitoze për shtetin tonë.

Të gjithë sportistëve pjesëmarrës,
MIRË SE VINI NË PRISHTINË!”