Kosova dhe Zvicra do të përballen nesër në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024.
‘Dardanët’ do të jenë nikoqirë të Kombëtares Helvete, me ndeshjen që luhet me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.
Këtë ndeshje më të veçantë e bën edhe prezenca e futbollistëve shqiptarë tek Zvicra, në veçanti të Xhakës dhe Shaqirit.
Pikërisht për këtë dyshe pritet që të ketë një pritje fantastike nga tifozët në stadium, kjo për shkak të respektit të madh që gëzojnë.
Këngëtari i mirënjohur kosovar, Blerim Muharremi (Blero) nëpërmjet një videomesazhi për GazetaBlic, ka kërkuar që të dy këta futbollistë të priten në mënyrën më të mirë.
Sipas tij, si Xhaka e ashtu edhe Shaqiri janë ‘ambasadorët’ tanë, andaj edhe duhet të respektohen maksimalisht.


